Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë me banorët e Elbasanit.
Gjatë bashkëbisedimit, ai u ndal tek procesi i legalizimit dhe urbanizimit të qytetit. Ai u shpreh se kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, u legalizuan vetëm 22 mijë banesa në rang kombëtar, ndërkohë që pas 2013 nën qeverisjen e PS, sipas tij, u kryen 230 mijë legalizime.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS shtoi se procesi i legalizimit do të kishte mbaruar më kohë nëse Edi Rama do të kishte ardhur në qeveri më herët.
“Është e pandershme që Edi Rama dhe PS duhet të paguajnë një faturë që nuk e kanë. Shifra e Elbasanit 600 me 17 445, shifra kombëtare 22 mijë me 230 mijë janë shifra domethënëse. Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin bashkë me Lulin brenda procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale sepse plot familje patën investuar aty dhe në asnjë moment banesa nuk iu kthye në kapital. Çdo vit që ne rikualifikojmë rrisim pasurinë e brendshme të këtij vendi. 17445 përfituesit e Elbasanit do të jenë dëshmitarët e një procesi që u hoq nga kthetrat e korrupsionet dhe iu dha mundësia qytetarëve që të përfitojnë pronat e tyre.”