Prej disa javësh në vendin tonë po shfaqen me intensitet te larte episode, goditje, kundërgoditje nga më të pamenduarat. Nuk po kalon ditë pa prodhuar kthesa apo lëvizje të forta që kundërshtarët nuk ia kursejnë aspak njeri-tjetrit, ku çdo ditë i drejtohen njëri-tjetrit për surpriza që do të vijnë.

 

Të gjithë këto ngjarje kanë bërë që opinioni publik ta ketë të vështirë të  orientohet në labirintet dhe makinacionet e kësaj politike. Për të folur më shumë rreth këtyre ngjarjeve dhe rolit që ka marrë opozita kohët e fundit në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus flet analisti Skender Minxhozi.

 

Minxhozi në fjalën e tij theksoi se opozita e videove është një opozitë e dalë  nga funksioni primar i saj, u bë muaj tashmë që para se të hyjë vera me rastin Babale dhe pas shtatorit me rastin “Xhisiela”, janë marrë me emra tashmë videot, aferat dhe debatet për këto, i kanë dhënë formë një lloj opozitarizmi që për mendimin tim është krejtësisht atipik.

 

Më poshtë intervista e plotë e Minxhozit e dhënë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus;

 

Çfarë ka Minxhozi sipas jush përtej asaj që duket sulme dhe kundër sulme me përgjime?

Ajo që ju më të drejtë e quani opozita e videove është një opozitë e dalë  nga funksioni primar i saj, u bë muaj tashmë që para se të hyjë vera me rastin Babale dhe pas shtatorit me rastin “Xhisiela”, janë marrë me emra tashmë videot, aferat dhe debatet për këto, i kanë dhënë formë një lloj opozitarizmi që për mendimin tim është krejtësisht atipik, është një opozitarizëm, i cili lë bosh një pjesë të madhe të fushës, një pjesë të madhe të detyrës primare që ka një opozitë, e cila është ajo e demaskimit të politikave të qeverisjes të përdorimit të parasë publike, politikave ekonomike hapjes së vendeve të punës, korrupsionit, kriminalitetit dhe si të thuash të gjitha këto detyra primare të opozitës, bashkuar dhe me bojkotin e gjatë parlamentar ku për shembull dekreti për Teatrin i kthyer nga Meta, diskutohet dhe rivotohet me ndryshimet përkatëse, ndërkohë opozita kishte marrë një lokal në Vlorë i fliste dhe detes praktikisht. Pra kemi të bëjmë me një opozitarizëm që për mendimin tim i ngjan një gazetarie investigative, por dhe kjo mbetet për tu parë.

 

Sipas këtij arsyetimi, kjo sjellje eshte një tymnajë, bllof politik, një zhurmë apo çfarë?

Nëse do të ishte një gazetari investigative, ne e dime se profesionistet e mirë të kësaj fushe kanë fituar dhe çmime, kanë rrëzuar dhe presidentë të amerikës në momente të caktuara. Por në këtë rast dyshoj, se kjo është një situatë që ka filluar të bëjë bilancin me video, është vështirë të thuhet se opozita ka fituar terren. Opozita u mundua që rastin e ministrit Xhafaj në fillim të verës ta kthente në një  aferë publike, në një shkëndijë që do të ndizte një zjarr, me demostrues poshte zyres se tij, poshte zyrës së Ramës, por ne e pame se Kampionati Botëror erdhi, pas tij erdhën pushimet verore, dhe nuk ndodhi asgjë. Kam frikë se kjo politikë videosh është me një valencë të ulët, përsa i përket interesit politik dhe taktikës opozitare të PD dhe partive të tjera.

 

Politikanët duke bërë politikë edhe shpifin dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por si mund të shpifin kaq kollaj, apo në fund të fundit me ligjet që janë në fuqi ne vendin tone dhe po të shpifësh merr vetëm një gjobë?

Politikanët janë mësuar të luajnë në një fushë që s’ka arbiter dhe unë me këtë kuptoj një sistem rigoroz drejtësie, ju kujtoj se në 30 vjet janë thënë mostruozitete, kujtoj që një mazhorancë e shkuar për interesa ngushtësisht të politikës së momentin, ndërtoi një grusht shteti të paqenë, ktheu mbrapsh disa fletë arrestime flagrante gardistës zyrtare, pra të emëtuar nga zyra e prokurorit të Përgjithshëm, pra sajesat dhe gënjeshtrat janë pjesë e punës së politikanëve shqiptarë, por mesa duket ato nuk janë vetëm, ju kujtoj se shtypi amerikan te pakten mediat kruesore, po hap një rubrikë të posacme, një rubrikë për verifikimin e fakteve të kumtuara nga goja e presidentit amerikan çdo ditë.

 

Ka dhe një tjetër opinion nga njerezit e thjeshte, që mendojnë se askush nga politikanët nuk do që të ketë një hetim të plotë në lidhje me ngjarjet e fundit që quhen skandale, por ama i duan të gjitha këto xhingla të përgjimeve sa për të bërë politike.

E thash dhe më lart, ato luajnë në një fushë që s’ka arbitër, përsa kohë që nuk ka një Prokurori që ti hetojë dhe një Gjykatë që ti gjykojë, politikanët vazhdojnë dhe sajojnë, unë mendoj në këtë sens dhe të mos dalim jashtë dy rasteve aktuale që kemi në debatin politik, është koha që sipas kronikave tuaja të lajmeve, është koha që kuptimit të njerëzve dhe tumnajës qe ju e quani me te drejte, pra situatës që është krijuar ku askush nuk po e kupton se çfarë po ndodh, ku i njëjti person thotë sot diçka dhe nesër diçka tjetër, ku ajo vajza në Fushë-krujë, njëherë bën denoncim dhe pastaj thotë se dogja veten me cigare, zotëria tjetër që është dëshmitar njëherë denoncon dhe pastaj e hedh poshtë pra në këtë situatë na duhet një arbitër, na duhet një prokurori që ti hyjë me themel dhe çështjes Babale dhe Xhisiela të Fushë-Krujës, dhe të gjejë përgjegjësisë sepse këtu për herë të parë palët politike kanë ndërtuar dy debate të mëdha kombëtare me ngjarje të cilat janë praktikisht lokale. Njëra vjen nga Vlora dhe tjetra nga Fushë-Kruja, ngjarje të tilla që kanë mbajtur kaq gjatë opinionin publik pa u zgjidhur janë të rralla, është momenti tani që po hyjmë në vjeshtë dhe jemi në mesin e sezonit politik, në mesin e një reforme në drejtësi që siç po e shikojmë po rrëzohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, është rasti që politika të hiqet mënjanë dhe prokuroria të konfiskojë të gjitha provat dhe të hedhe dritë të bëjë qartësi, të shpërndajë tymnajën që ti thua me të drejtë dhe që njerëzit të kuptojnë kush e ka fajin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *