Një baba i dy fëmijëve u rrah brutalisht nga një grup hajdutësh, që u përpoqën të vjedhin çantën e të dashurës së tij.

 

Gjashtë adoleshentë u prangosën, nën dyshimin se kanë vrarë 35-vjeçarin Danny Humble në Cramlington të Anglisë.

 

Çifti po kthehej nga pubi, kur ra pre e sulmit. Babai i dy fëmijëve vdiq në spital, pasi mori goditje të rënda në kokë.

 

“Adoleshentët u përpoqën të marrin çantën e gruas dhe ai u hakmor. Gruaja filloi të trokiste në çdo shtëpi për të kërkuar ndihmë. Ishte e tmerrshme”, thanë dëshmitarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *