E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Azem Syla dorëzon mandatin

Deputeti i PDK, Azem Syla, i cili kërkohet nga Eulex dhe Policia e Kosovës si kryetar i një grupi te dyshuar për përfshirje ne krimin e organizuar, ka dorëzuar mandatin e tij. Dorëheqja si deputet është bere përmes një deklarate per media, me qellim hapjen e rrugës per drejtësinë per te hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Me herët avokati i Syles ka thëne se ai pritet te kthehet ne Kosovë. Por ky i fundit nuk ka dhënë detaje, nëse Syla do te paraqitet ne Prokurori. Ne bashkëpunim me disa persona, Syla mendohet te kete keqpërdorur postin e tij si deputet ne funksion te bizneseve dhe tjetërsimit te pronave. Nje dite me pare u zhvillua nje operacion i gjere bastisjesh ne Prishtine, ku u arrestuan 6 persona dhe dhjetëra te tjerë janë shpallur ne kërkim. Per këta persona, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 30 dite paraburgim. Syla dhe te dyshuarit e tjerë akuzohen  per pastrim parash, shpërdorim te detyrës, falsifikim te dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje te ryshfetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë