Avionët e Koresë së Jugut kanë bërë dy të shtëna paralajmëruese drejt një aeroplani ushtarak të Rusisë, i cili është parë në zonën ajrore jugkoreane.

 

Mediat ndërkombëtare transmetojnë se ministria për Mbrojtje Kombëtare e këtij shteti, ka theksuar se hyrja e avionëve luftarakë  rus në zonën ajrore jugkoreane përbën shkelje.

 

Ndërkohë sipas një prononcimi për mediat ndërkombëtare një zyrtar i ministrisë jugkoreane, ka thënë se kjo është hera e parë që një aeroplan ushtarak rus shkel zonën ajrore jugkoreane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *