Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në Fier, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, para autobusit me pasagjerë të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, Topojë e Fierit.

 

Informacionet bëjnë me dije se personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë për të ndaluar dhe marrë pasagjerë, duke i kërkuar që të hapë rrugën.

 

Ndërkohë në debat e sipër për hapjen e rruges, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *