Nuk dimë t’ju themi me siguri se kur daton ngjitja për herë të parë në skenë e Aurela Gaçes, por jemi shumë të lumtur që është pjesë e saj dhe vazhdon t’i japë kaq shumë muzikës shqiptare.

 

Vajza vlonjate është dalluar që në fillimet e saj për zërin potent, sensin e humorit me të cilin ka bërë për vete me qindra fansa jo vetëm në eventet ku merr pjesë, por edhe në gëzimet e ndryshme familjare. Përveç vokalit karakteristik dhe performancave energjike, Aurela duket se është një ”hap përpara” dhe me modën.

 

I pëlqen vazhdimisht të ndryshojë look, të provojë trendet e fundit dhe për këtë nuk kemi më as të voglin ndryshim, dhe mesa duket këtë gjë ka bërë edhe në 1995-ën e largët. Ajo ka publikuar ditën e djeshme në Instagram, disa foto të vjetra kur ka treguar se shumë nga trendet që janë sot, i ka veshur më parë.

 

“Po pse prapë do blejmë të njëjtat gjëra ne? Këto shtëpitë e modës që na nxjerrin “gjarprin” në modë tani e na çmendën me çizme e me bluza e fustane print, ta dinë që nuk harxhojmë asnjë kokërr leku. I kam harxhuar një herë !…1995 # kur nuk kishim rrjetet sociale, por kishim printin e gjarprit.

 

Nuk është hera e parë që Aurela publikon në Instagram foto të vjetra të saj ku tregon jo vetëm mënyrën ka performuar në skenë, por edhe sa i përket stilit dhe veshjes. Kështu që mos i hidhni veshjet që blini tani, mund të kthehen prapë në modë pas 10 vitesh./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *