Pas gjysme shekulli Atletiko e Madridit ndërroi shtëpi, duke e bere ne fakt me nje fitore te vuajtur pikërisht ne sytë e mbretit te Spanjës i pranishëm ne stadium. Ne sfidën e pare zyrtare ne Wanda Metropolitan, me nje kosto prej 310 milionë euro, il colchoneros munden 1-0 Malagen ne ndeshjen e vlefshme per javën e 4 duke kaluar te tretet ne renditjen provizore.

 

Përballë 68 mije te pranishmeve ne stadiumin e ri, madrilenet vuajtën shume per te dale ne lojen e tyre, asnjehere te rrezikshëm duke sjelle një pjese te pare me pak emocione. Por me fillimin e te dytës skuadra e teknikut Simeone u mundua te ushtronte presion dhe ne minuten e 61 ja arriti te gjente rrjetën me Grizman qe shënoi edhe golin e pare historik ne stadiumin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *