Ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius, i cili u lirua me kusht pothuajse 11 vjet pas vrasjes së partneres së tij Reeva Steenkamp, është liruar nga burgu.  37-vjeçari do të mbyllet në shtëpinë e tij, nuk do të lejohet të flasë me media dhe të pijë alkool.

Pistorius qëlloi Reeva Steenkamp disa herë në vitin 2013, duke pretenduar se ai mendonte se ajo ishte një hajdut. Ai u dënua përfundimisht për vrasje në vitin 2015 dhe do të vazhdojë të jetojë në kushte të rrepta deri në përfundimin e dënimit të tij në vitin 2029, pasi sipas ligjit të Afrikës së Jugut të gjithë shkelësit kanë të drejtë të lirohen me kusht pasi kanë kryer gjysmën e dënimit të tyre total, i cili për Pistorius u caktua përfundimisht në 13 vjet e pesë muaj në 2017.

Nëna e Reeva Steenkamp, June Steenkamp, tha për BBC se nuk ka drejtësi për sa kohë personi i dashur nuk kthehet më.

“Ne e kemi ditur gjithmonë se lirimi me kusht është pjesë e sistemit ligjor të Afrikës së Jugut.Nuk mund të ketë kurrë drejtësi nëse i dashuri juaj nuk kthehet më”, ajo.

Reeva Steenkamp, e cila ishte 29 vjeç kur u vra nga Pistorius, ishte një e diplomuar në drejtësi dhe modele e cila gjithashtu punonte si prezantuese televizive. Planet e saj ishin të hapte një firmë ligjore për të ndihmuar gratë e dhunuara pas diplomimit. Vajza fatkeqe ishte në një lidhje me Pistorius prej tre muajsh kur ai e qëlloi katër herë në shtëpinë e tij në orët e para të 14 shkurtit 2013 dhe ajo vdiq menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *