Policia zbardhi detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri të dëgjuara këtë të premte në Bulqizë. Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është shtetasi me iniciale B. Z..

 

Ai ka parakaluar me makinën dy kushërinj dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri.

 

Nga të shtënat nuk mbetën persona të lënduar, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme.

 

 

Efektivët njoftuan se deri tani kanë gjetur mjetin e autorit të dyshuar, ndërsa ai është ende në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *