Subscribe

Seanca e sotme në Kuvend ka vijuar me debate mes socialistëve dhe opozitës.

Gjatë diskutimit për marrëveshjen mes ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe KfË për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”, deputeti socialist Pandeli Majko është përplasur me deputetin democrat Flamur Noka.

Ky i fundit akuzoi sërish qeverinë dhe bashkinë se me këtë marrëveshje synohet vetëm grabitja e taksave të qytetarëve shqiptarë dhe evropianë. Duke përsëritur akuzat për inceneratorët, Noka i kërkoi Majkos që t’u bëjë thirrje prokurorëve të SPAK që të hapin sytë para akuzave të bëra.

“Sa sheh termin aty bashkia e Tiranës, të kujtohet inceneratori, të kujtohet 5D, Ështrën jë projekt për të vjedhur si të gjithë projektet që lali vjedhësi i ka vjedhur. Këto kohë në bashkinë e Tiranës është treguar se ka vetëm vjedhje. Seancën e kaluar u mora me skemën sesi është bërë vjedhja nëpërmjet plehrave. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”- tha Noka.

Ndërkohë, Majko tha se e ka të vështirë të replikojë në nivelin e Nokës dhe sqaroi se bëhet fjalë për një projekt të qeverisë gjermane që ka struktura dinjitoze të standarteve evropiane.

“Sigurisht që me Flamurin është shumë e vështirë të replikosh dhe unë e kam shumë të vështirë të formuloj një përgjigjie për nivelin e tij cilësor, sot numri 2 i PD. Po të shikonit marrëveshjen për transportin e gjelbër në Tiranë, aty ka një pargraf shumë të qartë. Për çdo hap të hedhur, pala gjermane ka të drejtë të anulojë procesin. Duke hedhur këto dyshime sot, duke dashur të bëni politikën që në mendjen tuaj është cilësore, duhet të rigjykoni qëndrimin që këtu nuk bëhet fjalë për inceneratorin ku ishte bashkia me disa privatë, aty flisni sa të doni. Këtu bëhet fjalë për një marrëveshje me një nga strukturat më dinjitoze dhe të panegociueshme sa i përket standarteve evropiane”- tha Majko. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *