Kreu i SYRIZAS, Stefanos Kasselakis është takuar me minoritetin grek në bashkinë e Dropullit, ndërsa ka bërë thirrje që jo çdo gjë duhet të politizohet.

Kasselakis tha se është shumë i ndjeshëm sa i takon problemeve me minoritarët.

“Falënderoj kryetarin e bashkisë për mikpritjen. U informova për problemet e zonës, për infrastrukturën, mbrojtjen civile, por sidomos për mbrojtjen dhe ndryshimet klimaterike. U informuam dhe për problemet në arsim sidomos për mjetet didaktike, jam shumë i ndjeshëm në problemet e minoritareve, edhe ne do të mbështesim dhe do të jemi afër banoreve të zonave minoritare. Jo çdo gjë duhet të politizohet. Jemi afër banoreve të bashkisë Himarë”, u shpreh në fund Kasselakis. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *