Subscribe

Në ditën e Evropës dhe kur vendi ynë është në pritje të çeljes zyrtare të negociatave anëtarësuese Igli Hasani, Ministri i Jashtëm i kërkoi Bashkimit Evropian që rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian të mos shndërrohet në një pritje pafund.

“Edhe pas 30 vjetsh në kujtesën kolektive të shqiptarëve nuk është shuar jehona e thirrjes së studentëve të dhjetorit 1990, të cilët u ngritën kundër diktaturës me sloganin historik “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. E ky slogan është teza parësore e politikës së jashtme shqiptare, aspirata e një populli pavarësisht bindjeve politike, përkatësive etnike apo fetare. Fjala kyç për Evropn sot por sidomos për ne është përshpejtimi i procesit të integrimit, jo ngecja në vend, jo kthimi mbrapa. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore që procesi jetik i integrimit të Shqipërisë në BE të mos shndërrohet në narrativë biblike dhe një endje njerëzore në shkretëtirë për të mbërritur në tokën e premtuar”, tha Hasani.

2030 tha kryengociatorja Majlinda Dhuka është viti i synuar nga Shqipëria për të qenë anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane.

“2030 është objektivi ynë për plotësimin e kritereve për anëtarësim. PE dhe vendet anëtare i kanë kërkuar Shqipërisë dhe KE që t’i përshpejtojnë përgatitjet dhe të arrijnë progres të prekshëm dhe në këtë kuadër është edhe agjenda e reformave”, tha Dhuka.

Përmbushja e reformave dhe veçmas ato që lidhen me shtetin e së drejtës u listuan si kyçe për ambasadorin e BE-së në Tirana Silvio Gonzato.

“Nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar plotësisht që ne duhet ta plotësojmë procesin e integrimit evropian, ta përfunodjmë atë, sepse ne nuk është thjesht se po zgjerohemi, por po integrojmë një pjesë të rëndësishme të Evropës. Sinjalet janë të qarta, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm më Shqipërinë, por me Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut por edhe shpejtësia me të cilat shtetet anëtare dhe parlamentin evropian kanë rënë dakort për planin e rritjes ekonomike, por që ka të bëjë edhe me reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që ne kërkojmë”, tha Gonzato.

Pas miratimit të planit të rritjes ekonimike nga qeveria e Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i Brukselit i bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të sheshuar ndasitë dhe paralelisht të angazhohen në integrimin e tregut të përbashkët rajonal dhe atë evropian. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *