Valter Bami është liruar nga qelia.Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.

Lexo edhe :

Related Posts

Lehtësimi i masës së sigurisë është argumentuar me mosprovimin e implikimit në në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas. Ai u arrestua për armbëmbajtje pa leje.

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat Valter Bamin më datë 10 korrik, pas atentatit në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipërit e tij të mitur 10 dhe 13 vjeç. Objektivi i këtij atentati ishte i ati i dy fëmijëve të plagosur, Gentjan Bejtja./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *