Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari:...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri i Berishës

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që ndodh në...

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë shkuarjen në...

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit...

Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin

15 Prill 14:53

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë më 15 prill në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

REL i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me këtë takim, për temat që pritet të diskutohen dhe është në pritje të përgjigjeve.

Vizita e Sorensenit në Prishtinë vjen pasi ai vizitoi Beogradin më 9 prill, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Emisari evropian tha se me Vuçiç zhvilloi diskutime për avancimin e diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe analizimin e përparimit për Ligjit për të huajt në Kosovë.

Sipas burimeve jozyrtare po punohet intensivisht për organizimin e një raundi të ri të dialogut në nivel udhëheqësish. Kjo është arsyeja kryesore pse Sorenseni kohët e fundit ka intensifikuar bisedimet me faktorë të ndryshëm relevantë, përfshirë edhe me palën amerikane.

Siç kanë bërë të ditur burime diplomatike për REL, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shprehur gatishmëri për të shkuar në Bruksel për t’u takuar në kuadër të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por për momentin nuk ka konfirmim se sa është i gatshëm për këtë udhëheqësi kosovar.

Takim në nivelin e lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023. Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiç ishte zhvilluar disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, por Beogradi mohon çdo përfshirje.

Gjatë sulmit të kryer nga një grup i serbëve të armatosur, mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Ndërkaq, gjatë këmbimeve të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ky sulm e përkeqësoi edhe më tej situatën, ndërsa dialogu në nivelin politik që nga ai moment ka mbetur i ngrirë.

Pala evropiane, sipas burimeve diplomatike të REL-it, do të dëshironte në mënyrë të organizonte një rund dialogu në javët në vijim, gjithsesi para kësaj vere.

Nëse kjo ndodh, do të ishte takimi i parë pas tre vjetësh, por edhe i pari i këtij lloji për Kaja Kallas, shefen e diplomacisë evropiane.

Ajo mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri në dhjetor 2024. Kallas, në disa raste ka deklaruar se dialogu në nivelin më të lartë politik nuk ka ndodhur për shkak të situatës së ndërlikuar politike si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Pas zgjedhjeve në Kosovë, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ajo ka shprehur gatishmërinë për të organizuar një takim të liderëve “sapo ta lejojnë rrethanat”./rel

Posted Under:
Anash Kosova Uncategorized
Tagged:
kosove kurti

Nga e njëjta kategori

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk garon, duhet të largohet nga PD-ja

më shumë...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund ta bëjën atë që ndodhi në Hungari

më shumë...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren me “21 Janarin” apo “Gërdecin”? Muka: Zgjasin proceset me qëllim

më shumë...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari: Fabul e jashtëzakonshme, ja cilat janë prapaskenat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

9:02

73 vota pro, Denar Biba zgjidhet kryetari...

8:24

Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk...

8:21

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45...

7:14

Sllovakia: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse...

7:06

Futbolli në zi/ Humb jetën në një...

6:51

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e...

6:36

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan...

6:30

Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë...

6:15

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon...

6:11

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.