Subscribe

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat Valter Bamin, pas atentatit në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipërit e tij të mitur 10 dhe 13 vjeç. Objektivi i këtij atentati ishte i ati i dy fëmijëve të plagosur, Gentjan Bejtja.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Ndaj Bamit prokuroria ka ngritur akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa për mediat avokati i tij u shpreh se gjykata u tregua e njëanshme.

 

ILIR MURATI
AVOKAT
Patëm debate me prokurorinë, kemi provën e fortë për lejen e armës sportive. Një mikrogrimcë baruti sot në gjykatën shqiptare bëhet armë. Valter Bami ka një armë sportive me leje prej 3 vitesh. Dyshova se mos do na sjellë ndonjë gjë të re prokurori, por sot gjykata ndodhet në një version shumë të dobët profesional. Na thuhet se ka rrezik dalje Valter Bami, por ne kemi të drejtë të shkojmë ne çdo vend të botës. Lidhet edhe me faktin se ka qenë i dënuar në 2018. Gjykata vepron në mënyre arbitrare nga opinioni dhe presioni që bëhet për qytetarë të tillë.

 

Sipas mbrojtësit ligjor, Bami nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur atentati.

 

Klienti im tha se në orët kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesë. Celulari memorizonte lëvizjet që ka bërë klienti im. Ne po shokohemi me këtë informacione, pasi nuk i atribuohet Valter Bamit për veprën që ka ndodhur në Larushk. Ai është sjellë për armëmbajtje pa leje dhe i është gjetur vetëm një grimcë baruti. S’kam informacion për marrëdhënien e tij me Gentian Bejtjan.

 

Kjo ishte hera e tretë që Gentjan Bejtja është tentuar të vritet përmes një atentati. I pari ka ndodhur në vitin 2016, kur makinës së tij iu vendos eksploziv, por ai arriti të shpëtonte me disa plagë të lehta, ndërsa i dyti ka qenë në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, në vitin 2022.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *