Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rajës si njëri prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

 

Në një postim në Facebook, Berisha bën akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, Rraja zbatoi urdhrat e këtij të fundit ndaj prokurorit Ndoja.

 

Duke risjellë edhe njëherë në vëmënëdje kërcënimet ndaj oficerit Nuhu, Berisha thekson se Rraja është vetëm njëri nga vrasësi që impikon kryeministrin Rama.

 

“Rraja i partise zbatoj urdherat e Edvin Mafise! Miq, sot u arrestua nje nga kriminelet, Redjan Rraja, anetar i klanit famoz kriminal te partise Rraja, i cili akuzohet se kishte gishtin ne shenjestren e caktuar nga Edvin Mafia kunder prokurorit Ndoja. Per tu njohur me mire se cili eshte Redjani i partise po ju rikujtoj biseden, kercenimin e tij te oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste te djalit te kreut te klanit mafioz Rraja, deputetit te Edvin Mafise, Rexhep Rraja. Ne bisede Redjoni i Edvin Mafise sipas procesverbalit te dosjes i thote oficerit Nuhu se ketu ne Fushe Kruje ligjin e bejne Rrajat dhe jo policia. Miq, diten e atentatit nxora statusin se eleminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia per shkak te Kepit te Rodonit. Rraja eshte vetem njeri nga vrasesit e partise qe implikon Edvin Mafine. Te shohim per te tjeret?! Sb”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *