Subscribe

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në Rrëshen për atentatin e ndodhur pasditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku mbeti i plagosur rëndë shënjestra, Preng Gjini.

Burime bejne me dije se te shoqeruarit jane nga fisi Reçi, një nga grupet kriminale në Rrëshen.

Qe prej vitit 2016, dy familjet Reçi dhe Gjini kanë eleminuar pjesëtarë të njerit-tjetrit. Në zanafillën e konfliktit dyshohet se qëndrojnë pazaret e prishura të drogës. Pak muaj më parë, u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit Kastriot Reçi, ish-pronari i një televizioni në Lezhë.

Ndërkohë, Policia e Lezhes, e ndihmuar nga forcat RENEA po ushtron kontrolle ne disa banesa ne Mirdite, ku jetojne familjare te personave qe jane te dyshuar si te perfshire ne hakmarrje ndaj Preng Gjinit. Po ashtu, edhe Policia e Elbasanit po vijon me kontrolle te shumta per kapjen e personave me precedente kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *