Një mjet tip fuoristradë e djegur është gjetur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

 

Sipas policisë dyshohet se mjeti i përket autorëve të atentatit ndaj familjes Halili në Kamëz, ku një lokal u qëllua me breshëri automatiku dhe iu hodh tritol.

 

Gjithashtu në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnikov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *