Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet akuzon qeverinë se nuk hoqi dorë nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve edhe në kohë pandemie.

Në një  postim në “Facebook” thuhet se realizimi i shembjes së Teatrit Kombëtar është ëndrra 20-vjeçare e kryeministrit Edi Rama

“Nuk ikën Covid-19 pa u shemb Teatri. Ju bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, të jemi në mbrojtje për Teatrin. RREGJIMI RILINDAS i FB pasi u tall me ekonominë e varfërinë e shqiptarëve, nuk hoqi dorë as në kohë pandemie nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve.
Sigurisht që në kohë pandemie realizimi i prishjes së Teatrit Kombëtar, ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve.”

PDIU vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri, ndërsa e konsideron një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit.

“Në kundërshtim me kushtetutën, në mesnatë kalojnë VKM- të e qeverisë, e po në mesnatë mblidhen të emëruarit e Rilindjes për Tiranën, sepse “Komiteti Qëndror i Ekspertëve” të pandemisë, i ka thënë Rilindasve që Covid-19 nuk del natën. PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend. Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e rregjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *