Bisedimet në Kajro për një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në Rripin e Gazës po vazhdojnë, ato nuk kanë dështuar, siguruan dje të martën burime në shërbimin e inteligjencës egjiptiane.

Sipas këtyre burimeve, as Hamasi dhe as ndonjë palë tjetër nuk është tërhequr nga negociatat. Më herët, raportet e mediave thanë se lëvizja islamike palestineze ishte tërhequr.

Një zyrtar i fraksionit tha gjatë një konference për shtyp dje në Bejrut se Hamasi ishte përgjigjur “pozitivisht” ndaj propozimeve të Katarit dhe Egjiptit, por akuzoi Izraelin për pengesa.

Osama Hamdan shtoi se nuk do të lejohet që rruga e negociatave të jetë e hapur, pa horizont, pasi lufta e urisë dhe shfarosjes vazhdon kundër popullit palestinez.

Ai përsëriti se siguria e popullit palestinez në enklavë do të sigurohet vetëm nëse ofensiva e Izraelit përfundon, shpallet një armëpushim i menjëhershëm dhe trupat izraelite tërhiqen plotësisht.

“Ky është një prioritet dhe nuk do të ketë shkëmbim të të burgosurve nëse nuk arrihet”, shtoi ai.

Negociatat thuhet se janë në një fazë mjaft të avancuar. Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje për shkak të “konfliktit të brendshëm” në Izrael. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *