Subscribe

Kryeministri Edi Rama shprehet se në spitale janë shtruar në total 35 pacientë me COVID-19 dhe se asnjë nuk ndodhet në respirator.

Në një komunikim live në “Facebook”, Rama tha se po vijon pagesa e paketës së zgjeruar. Ai theksoi se është shfaqur nje problem me rreth 2-3 mijë persona, të cilat kanë gabuar me IBAN-in në aplikim , pasi kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin. Rama sqaroi se bankave iu është kërkuar që të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm dhe të korrektohet aplikimi.

“Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi. 3 mijë individë në paketën e parë nuk korrenspodojnë, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga.”

Mes të tjerash, kreu i qeverisë shtoi se harta e zonave të gjelbra do të zgjerohet. Sipas, ka disa zonat që I plotësojnë kriteret dhe ekziston mundësia që të aplikohen lehtësime në masat kufizuese kundër COVID-19.

“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po  presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *