Partia popullore e krahut të djathtë në Spanjë arriti të fitojë zgjedhjet e parakoshme duke marrë 136 madate, 40 më shumë së në zgjedhjet e mëparshme, të vitit 2019.

 

Po ashtu forca politike e ekstremit të djathte Vox ka siguruar 33 mandate. megjithatë, përsëri një koalicion mes saj dhe partisë popullore nuk mund  të arrijnë shumicën prej 176 deputesh qe duhet për të krijuar qeverinë e re.

 

Nga ana tjetër Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë e drejtur nga kryeministri  Pedro Sanchez ka marrë 122 vende ne parlament, ndersa aleatja e saj Sumar nga ekstremi i majte  ka fituar 31 të tilla.

 

Ndërkohë Partisë popullore i duhet të sigurojë mandatet që i mungojnë për të krijuar qeverinë. Nëse ajo ja del, atehërë në qeveri do të rikthehen ekstremistët e djathtë, për herë të parë që kur vendi konsolidoi demokracinë, në fundin e viteve 70 , pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

 

E nëse asnjë nga partitë nuk arrin të formojnë shumicën parlamentare  vendi pritet te kalojë sërish në zgjedhje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *