Interi dhe Kristjan Asllani ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt titullit kampion në Itali.

Nëse buzëqeshja e zikaltërve është tashmë prej kohësh në mode, futbollisti i përfaqësueses sonë përjetoi në ndeshjen kundër Xhenoves, emocione unike për shkak se realizoi golin e parë në karrierë në serinë A me fanellën zikaltër. Këta të fundit fituan 2 me 1 në duelin përmbyllës të javës së 27, duke e çuar diferencën në +15 pikë në raport me Juventusin e vendit të dytë.

Zyrtarizmi matematikor i titullit është vetëm çështje kohe…skuadra e Inzagit pasi ka sistemuar kampionatin, preokupimin kryesor duhet të ketë championsin. Sa i takon kronikës së ndeshjes së transmetuar në Tring, pas një gjysme pjese me ritëm jot të lartë ndeshja u ndez në të 23 kur Barela humbi një mundësi të mirë.

Kaloi fare pak dhe miqtë humbën një dopio rast të pabesueshëm me Retegin dhe Gudmundson. E me të kaluar këtë panik, Zikaltërit përmes një aksioni manual, kaluan në avantazh përmes futbollit të kombëtares sonë Kristjan Asllani….gëzim legjitim për mesfushorin kuqezi, gol që do të mbetet gjatë në memorie..efekte

7 minuta më vonë një penallti e fituar nga barela e kontestuar nga miqtë, u kthye në gol nga Aleksis Sancez….Interi madje pati mundësi të trefishonte shifrat në fund të pjesës me Mkitarian, por pa ia dalë dot mbanë.

U duk një ndeshje e mbyllur por një gol i shkëlqyer i Vaskes në minutën e  54 rihapi takimin dhe Xhenova guxoi me shumë duke parë përpara e duke humbur 2-3 raste për të ekuilibruar shifrat, raste të cilat nuk munguan në fund edhe për të zotët e shtëpisë.

Megjithatë Inter u kënaq me suksesin e 9 radhazi në kampionat dhe te 12 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Asllani përfitoi nga dëmtimi i Hakan Çalhanolui duke rrëmbyer vëmendjen tek ambienti ziklatër,  me mediat italiane për golin dhe paraqitjen e mirë në tërësi në mesin e fushës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *