Subscribe

Të enjten kryeministri Edi Rama nuk do të zbulojë vetëm emrat e ministrave të rinj, por edhe të gjithë drejtuesit e organizmave brenda Partisë Socialiste. Agjenda e Asamblesë Kombëtare përmban dy pika kryesore.

Fillimisht kryesocialisti do të mbajë fjalën e tij që edhe si në takimet e zhvilluara me deputetët e dalë nga vota e 25 Prillit dhe me ata që nuk i rikonfirmuan në karrigen e deputetit do të bëj një përmbledhje të realizimeve përgjatë mandatit të dytë dhe pritshmëritë për katër vitet e ardhshme.

 

Në mbyllje do të prezantojë ekipin e ri qeveritar “Rama 3”, ku e vetmja e konfirmuar është Elisa Spiropali, si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Nga vlerësimet dhe kritikat e bëra publikisht nga Edi Rama, emrat e mundshëm që priten të kenë vazhdimësi si ministra janë Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka.

 

Në mbledhjen e fundit të qeverisë ata të cilët morën kritika ishin Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Anila Denaj dhe Evis Kushi. Megjithatë e kaluara tregon se edhe pse ka patur ministra të cilët janë kritikuar nga Edi Rama, ata janë rikonfirmuar në detyrën e tyre.

 

Pas zyrtarizimit të qeverisë, socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, e cila propozohet nga kryetari i partisë, Edi Rama dhe më pas votohet nga Asambleja Kombëtare.

 

Duke qenë se nuk është domosdoshmëri që të jenë me mandat deputeti apo të mbajnë post tjetër drejtues, nuk përjashtohet përjashtohet mundësia që të mbetet pjesë e kryesisë Gramoz Ruçi apo të rikthehen socialistë, të ashtuquajturit të vjetrit.

 

Përveç kryesisë e cila si thelbësore ka vendimarrjen politike, do të zgjidhen edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe ato të sekretariateve. Emrat e këtyre të fundit propozohen nga Taulant Balla, që Edi Rama e rikonfirmoi në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *