Subscribe

Policia e Tiranës ka arrestuar vëllain e ish-deputetit Adriatik Alimadhi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me firmën e tij private të përmbarimit.

 

Në pranga ka rënë Fatos Alimadhi bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, pasi ka firmosur për ngrirjen e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë.

 

15 vite mw parw, një qytetar mori kredi në një bankë të nivelit të dytë afro 380 mijë euro për blerjen e një vile luksoze. Por pak kohë më pas ai ndërroi jetë aksidentalisht. Siguracioni i jetës së tij pagoi detyrimin bankar.

 

Por kompania e përmbarimit në pronësi të Fatos Alimadhit pretendonte se me përllogaritjet e tyre nuk ishte bërë shlyerja e rreth 100 mijë eurove.

 

Për këtë arsye, në kundërshtim me ligjin dhe pa vënë në dijeni familjarët e viktimës, i kanë kërkuar bankës së nivelit të dytë bllokimin e llogarivë të tyre bankare.

 

Me firmën e tij të përmbarimit ‘Alimadhi SHPK’, vëllai i ish-deputetit është arrestuar edhe në vitin 2015 dhe 2018 pikërisht për mashtrim duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

 

Edhe pse i arrestuar për mashtrim përmes firmës së tij, Alimadhi vijonte normalisht të ushtronte detyrën e tij si përmbarues privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *