SHÇBA arrestoi 1 punonjës policie dhe 1 shtetas, goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, A.B. me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe shtetasin D.R., nga Fieri, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *