Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është arrestuar policia e Komisariatit Nr.6.

Balliu u ndalua paraditen e kësaj të marte pas incidenteve në Unazën e re ku u bllokua rruga në shenje proteste ndaj kryeministrit Rama që do të zhvillonte një takim në një biznes aty afër.

Protestuesit e “Astirit” dolën menjehere në rrugë dhe organizuan një bllokim spontan të Unazës së Re të mbështetur nga disa ish deputete të PD.

Situata precipitoi dhe pati përplasje me forcat e rendit të cilat shoqëruan në komisariat Klevis Balliun dhe disa protestues.

Disa orë pas shoqërimit të komisariar, ish deputetit të PD iu komunikuan tre akuza, kundërshtim i forcave të policisë, organizim i tubimeve të paligjshme dhe bllokim i rrugeve.

Fleta e arrestit u pre edhe për tre protestues të tjerë të “Astirit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *