Policia e Korçës zbardhi këtë të premte ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë një 67-vjeçar. Petrika Treska u godit me thikë në shtëpinë e tij dhe për pasojë humbi jetën rrugës për në spital.
Për këtë ngjarje, uniformat blu arrestuan 65-vjeçarin Apostoll Bozhgolli, banues në Korçë. Ai është fqinji i viktimës dhe dyshohet se ka probleme mendore.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima është gjetur nga bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Të njëjtat burime shtojnë se bashkëshortja ka deklaruar paraprakisht para policeve se sapo ka hapur derën të banesës së tyre në katin e dytë ka gjetur të shtrirë viktimën.




