Subscribe

Policia e Durrësit arriti te parandaloje një vrasje me pagese. Agjente civile ishin vene prej afro një jave ne ndjekje te tre personave dhe kane mundur t’i vene ne pranga ata pak përpara se te qëllonin mbi shënjestrën. Bruno Shehu 31 vjeç, banor i qytetit bregdetar, Dritan Nikolli 38 vjeç, banues ne Sukth dhe Gazmend Dervishi 38 vjeç, banues ne Shkozet, po e finalizonin planin kur u arrestuan nga uniformat blu te qytetit bregdetar. Ata iu afruan personit qe do te ekzekutonin gjate paradites se te martës me nje makine te tipit benz, por sapo panë forcat e policisë u detyruan te braktisin mjetin. Nuk shkuan larg, pasi rrethimi ishte përgatitur qe me pare. Gjate kontrollit te mjetit me targa gjermane policia gjeti foton e personit te vene ne shënjestër, një automatik kallashnikov, një pistolete, dy krehera me fishekë, dy maska dhe dy bidonë me benzine, me te cilën dyshohet se do te digjej makina pasi te kryhej krimi. Burimet te policie konfirmojnë se vrasësit kishin marre edhe pagesën prej dhjete mije eurosh. Ndërkohë, pasi kane sekuestruar telefonat e te arrestuarve, ekspertet kane identifikuar edhe porositësin e vrasjes qe mbeti ne tentative i cili është shpallur tashme ne kërkim. Emri i personit qe do te ekzekutohej nuk është bere publik, por policia konfirmon se ngjarja ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve kriminale me aktivitet ne fushën e trafikut te drogës. Disa persona janë shoqëruar per t’u marre ne pyetje. Njeri prej vrasëseve me pagese dyshohet se ka qene pjese e bandës se Ilir Xhakjes, i cili ekzekutoi shefin e komisariatit te Shijakut Adem Tahiri. Bruno Shehu, Dritan Nikolli dhe Gazmend Dervishi janë te gjithë me precedentë te mëparshëm penale. Ekspertet po hetojnë per te zbardhur, nëse ata kane kryer ose jo vrasje te tjera me pagese, dhe nëse kane lidhje me ngjarjet te kohëve te fundit ende te pazbardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *