Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nga forcat speciale amerikane Forca Delta.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Metsola shkruan se populli i Venezuelës e mertiton të jetë i lirë pas viteve të tëra shtypjeje.
Sipas saj Parlamenti Europian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës, duke paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin.
Venezuela será libre.
People in Venezuela deserve to live free after years of oppression.
As the European Parliament has consistently affirmed, we do not consider Nicolás Maduro to be the legitimate, elected leader of Venezuela.
The coming hours and days will be critical.…
— Roberta Metsola (@EP_President) January 3, 2026
“Njerëzit në Venezuelë meritojnë të jetojnë të lirë pas viteve të shtypjes. Siç e ka pohuar vazhdimisht Parlamenti Evropian, ne nuk e konsiderojmë Nicolás Maduro si udhëheqësin legjitim dhe të zgjedhur të Venezuelës. Orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike. Ggjithmonë kemi bërë thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, mbështetje për demokracinë dhe njohje të vullnetit legjitim të popullit të Venezuelës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim një rezultat paqësor dhe demokratik”, shkruan Metsola.





