Ministri Lleshaj përshëndeti operacionin e madh policor në Malësite e Krujës gjatë kësaj të enjte ku u arrestuan disa persona që kishin kultivuar kanabis.

Ministri i Brendshëm shkruan në twitter se operacioni në fjalë  tregon vullnet të palëkundur politik të kësaj mazhorancë kundër këtij fenomeni.

Lleshaj shkruan se historia e kanabisit në Shqipëri ka mbaruar njehere e mirë.

 

Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *