Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Kasem Suleimani, ka patur reagime te shumta por edhe sqhetesime për fillimin e një konflikti te armatosur që do të shkaktonte trazira të rrezikshme në rajon.

Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve të tij paralajmërojnë aksionet e dhunës ndërsa situata sipas analistëve, shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit. Por presidenti amerikan Donald Trump tha për mediat se ai nuk dëshiron një luftë të re me Teheranin.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Ne kemi negociuar për ta ndalur luftën, jo për ta filluar atë. SHBA dëshiron paqen, partneritetin dhe miqësinë me vendet e tjera. Uashingtoni nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran. Por SHBA bën gjithçka për të mbrojtur diplomatët, ushtarët dhe qytetarët e vet. Jam i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, e kjo në veçanti lidhet me Iranin. Kasem Suleimani ka qenë në mbarë botën „terroristi Nr.1 dhe ka punuar për plane të errëta sulmesh kundër objektivave amerikane. „Ne e zumë atë në flagrancë dhe e eliminuam”.

 

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kritikoi vendet europiane për qëndrimin që mbajtën duke e quajtur të padobishëm. “Britanikët, Francezët, Gjermanët të gjithë duhet të kuptojnë se ajo që ne bëmë, ka shpëtuar jetë edhe në Europë … Kjo ishte një gjë e mirë për të gjithë botën”-deklaroi Pompeo.

 

Mediat shkruajnë se aleatët e SHBA-së si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku do të ndjejnë pasoja të rënda. Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e deri tek goditjet ndaj çisternave apo linjave te gazit e naftës. Po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Suleimanit mund ta konsiderojë edhe një shpallje faktike të luftës.

 

Sekretari I përgjithshëm  i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrjeve lidereve botërore për vetëpërmbajtje, dhe theksoi se bota nuk mund t’ia lejojë vetes një luftë të re në Gjirin Persik. Edhe I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet ndalur spiralja e dhunës në Irak para se të dalë nga kontrolli.  Vrasja e kreut të forcës elitare të Iranit, konsiderohet si aksioni më provokues ushtarak i shteteve te bashkuara në Lindjen e Mesme qëkur Presidenti George Bush filloi luftën në vitin 2003 për të rrëzuar Saddam Huseinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *