Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda mazhorancës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Sipas Hitajt, Rama mbetet një politikan i pashantazhueshëm dhe ka treguar se nuk është ndikuar nga çështje të tjera që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Ai theksoi se mazhoranca, me numrat që ka në Kuvend, i ka mundësitë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të ndërhyrë në sektorët që nuk po performojnë si duhet.
Në debat ndërhyri edhe Aulon Kalaja, i cili bëri dallime mes figurave politike, ndërsa Hitaj nënvizoi se peshën politike që ka pasur Tahiri nuk e kanë domosdoshmërisht emra të tjerë. Sipas tij, Rama historikisht ndryshimet në qeveri nuk i ka bërë në vitin e parë, por në vitin e dytë të mandatit.
Arbër Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm. Nuk është shantazhuar as nga rasti Tahiri, as nga Ahmetaj, as nga Veliaj. Ka shumë sektorë të cilët janë kryesorë që nuk po performojnë mirë dhe duhet ndërhyrje. Kjo mazhorancë me këto numra që ka mund të vetëkorrigjohet. Rama i ka mekanizmat të largojë problematikët dhe të fusë figura të pastra.
Aulon Kalaja: Balluku nuk është njësoj si Veliaj dhe njësoj si Saimir Tahiri.
Arbër Hitaj: Nuk ka peshën që ka pasur Tahiri. Zoti Rama, historikisht, ndryshimet nuk i ka bërë vitin e parë, i ka bërë vitin e dytë të qeverisjes.





