Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Së fundmi nëpër portale, kanë nisur thashethemet se reperi dhe modelja i kanë dhënë fund lidhjes, kjo pasi Fero nuk e ndjek më Arbenitën në ‘Instagram’. Por reperi i ka hedhur poshtë zërat e ndarjes përmes një intervistë për emisionin “ Vizioni i Pasdites”, ku ka sqaruar madje pse nuk e shikojmë asnjëherë Arbenitën në intervista.

“Po është e vërtet unë e ndaloj Arbenitën të dalë në intervista. Arbenitën nuk e shihni nëpër intervista, as nuk do ta shihni nëse unë nuk e shoh të arsyeshme. Dua me të tregu që edhe unë 2-3 muaj të tjerë, më intervista në jetë nuk bëj. Duhet të paguhem shumë shtrenjtë për me ardhë në intervistë”, u shpreh reperi Fero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *