15 vite e 5 muaj burg ka qenë vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Katania për Moisi Habilajn.
Gjykata e Apelit ka vendosur të mos bëjë asnjë zbritje në dënimin e tij.
Një vit më parë Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj burg për trafik droge nga Shqipëria në Itali.
Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinçenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.
Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi.





