Subscribe

Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë në Florida, që konsiderohet një fushë betejë për garën presidenciale në SHBA. Florida hyn tek shtetet e lëkundura dhe dy rivalët për Shtëpinë e Bardhe synojnë ta marrin edhe për numrin e madh të votave elektorale, 29 të tilla. Dy kandidatët janë kokë më kokë në këtë shtet, qe në vitin 2012 Obama e fitoi me një rezultat të ngushtë, vetëm 0,9 përqind kundrejt rivalit Romney. Nga Tampa, Trump sulmoi Clinton që ditët e fundit është shfaqur në takime elektorale në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës.

“Ne nuk duhet Jay Z për të mbushur sallat. Ne i mbushim sepse ju na doni për ato që themi dhe doni që ta bëjmë Amerikën sërish të madhe. Ne do ta fitojmë Floridan dhe Shtëpinë e Bardhë”.

Trump ngjiti në skenë edhe një foshnjë, për të cilën tha se do të jëtë një punëtor i ardhshëm ndërtimi. Edhe Clinton ndodhet për fushatë në jug të Floridas. Në këtë shtet ka ne numër të lartë votuesish latinë, megjithatë komentet fyese dhe përçarëse të Trump për emigrantët nga Meksika apo vende të tjera kanë zemëruar pjesëtarë të këtij komuniteti, c’ka mund ta bëjë Clinton favorite.

Nga ana tjetër sondazhet e fundit në rang kombëtar kanë treguar se Trump e ka ngushtuar diferencën me ish-sekretaren e Shtetit vetëm më një pikë, 46 me 45 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *