E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Anulohen HEC-et në Theth

Ministria e Energjisë ka anuluar ndërtimin e 6 HEC-ve ne zonën turistike te Thethit. Pas kontrolleve te ushtruara nga Ministria e Energjisë, ka rezultuar se koncesionari kishte mangësi te theksuara ne dokumentacion. Per këtë arsye, ministria është detyruar qe te anuloje ne mënyrë te njëanshme kontratën. Sipas te dhënave, rezulton se koncesionari, nuk kishte raportet e vlerësimit te ndikimit ne mjedis, vlerësim për planin e biznesin etj. Edhe pse i është kërkuar disa here plotësimi i këtyre dokumenteve, autoriteti kontraktor nuk ka marre përgjigje. Kontrata koncesionare ishte firmosur ne vitin 2009 dhe parashikonte ndërtimin e 6 HEC-eve ne lumin e Shales ne Theth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë