Tetë persona janë zhdukur pasi një anije mallrash u përplas me një anije peshkimi pranë ishullit Hainan në Kinën jugore të martën në mëngjes.

Sipas mediave shtetërore të Kinës, anija me kontejnerë me flamur panamez SITC Danang u përplas me anijen e peshkimit në orën 00:15 me kohën lokale, sipas televizionit shtetëror kinez CCTV.

Përplasja bëri që varka e peshkimit të fundoset. Për pasojë tetë personat qe ndodheshin në anijen e peshkimit ranë në det dhe u zhdukën. Ekipet shpëtuese po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 8 të shdukurve.

Të paktën 21 varka dhe pesë avionë janë përfshirë në përpjekjet për gjetjen e marinarëve. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *