Subscribe

Qeveria britanike ka publikuar planet per ndërtimin e murit 1 km te gjate ne Kale, qe synon te frenoje valën e emigranteve nga Franca ne drejtim te vendit te shkëputur nga Bashkimi Europian. Ministri i brendshëm Robert Goodwill u shpreh se gjithçka behet per te rritur sigurinë, ndërkohë qe emigrantet vijojnë te mbërrijnë me gomone ne drejtim te ishullit. Puna per ndërtimin e murit me nje lartësi 4 metra do te nise këtë muaj. Qeveria nuk ka pranuar te japë komente per kostot. Shume prej emigranteve te paligjshëm te strehuar ne kampe ne Francën Veriore jane përpjekur te arrijnë ne brigjet britanike, duke u fshehur neper kamionë. Mediat kane publikuar pamje te trafikanteve dhe dëshmi te klandestineve qe kane paguar deri ne 5 mije euro per te mbërritur ne ishull. Ndërtimi i murit nuk është cilësuar si nje zgjidhje nga disa prej udhëheqësve europiane, megjithatë, Britania është e vendosur per realizimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *