Rusia ka reaguar ashpër pas vendimit për anëtarësimin e Suddisë në NATO. Përmes ministres së jashtme ruse, Maria Zakharova, Moska ka theksuar se që nga ky moment do të fillojë të përgjigjet konkretisht.

Çfarë do të shfaqet në territorin suedez, si do të lëvizin kontigjentet, cilat ngjarje do të ndodhin, çfarë strategjie do të miratohet, kjo është ajo që ne do t’i përgjigjemi konkretisht”, tha Zakharova.

Zakharova theksoi se vendimi i Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të kontribuonte në transformimin e rajonit të Baltikut dhe Evropës Veriore “nga një zonë stabiliteti dhe bashkëpunimi në një zonë konfrontimi të mundshëm”.

E pyetur për spekulimet se Moska se mund të aneksojë Transnistrinë, Zakharova akuzoi NATO-n se po përpiqet ta kthejë Moldavinë në një Ukrainë të dytë “pa menduar për pasojat e kësaj për vendin dhe për rajonin në tërësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *