Pas Dumës ruse e cila miratoi unanimisht ligjin për aneksimin e rajoneve ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit, edhe Këshilli i Federatës kaloi ligjin kushtetues për pranimin e katër republikave.

 

Sipas këtyre ligjeve, banorët e territoreve të reja që nga dita kur rajonet u pranuan në Federatën Ruse, në 30 shtator, njihen si qytetarë të Rusisë.

 

Atyre u është dhënë një muaj kohë për të aplikuar për shtetësisë. Në të njëjtën kohë, sqarohet se marrja e pasaportës është e mundur me kusht që të paraqisin një kërkesë dhe të bëjnë betimin.

 

Qytetarëve që jetojnë në territoret e këtyre rajoneve do të pajisen me garanci për zbatimin e aktiviteteve të punës, do t’u njihen dokumentet e arsimit, si dhe dokumentet që konfirmojnë statusin civil, të drejtën për të marrë pensione, asistencë sociale dhe mjekësore etj.

 

Tashmë dokumenti i miratuar nga Duma dhe Këshilli Federat do ti shkojë sërish presidentit Putin për firmosje si akti i fundit i bashkimit.

 

Ndërkohë në Ukrainë, luftimet vijojnë. Autoritetet në Kiev flasin për një përparim të forcave ushtarake në disa zona në lindje të vendit. Po ashtu, presidenti Zelenski bëri të ditur se nuk do të pranojë negociata me Moskën, përsa kohë Vladimir Putin do të jetë president i Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *