Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, AMP...

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist...

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45 ditë

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në...

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja në Gjermani...

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e...

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë:...

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro Perëndimit, me...

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga...

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje...

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

15 Mars 15:53

Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa nuk arrin dot ta përkthejë në influencë shqetësimin e saj në lidhje me Iranin. Anëtarët e Parlamentit Evropian debatuan rreth mënyrës se si BE duhet t’i përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke zbuluar edhe përçarjet e thella brenda bllokut dhe institucioneve të tij për këtë çështje. Debati i Strasburgut nxori në pah një Evropë të prekur thellësisht nga kriza, por mezi në gjendje të ndikojë tek ajo siç do të donte. “BE-ja thjesht nuk luan absolutisht asnjë rol të rëndësishëm për momentin”, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit MENA në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR). “Evropianët janë të parëndësishëm.”

Më parë ndërmjetësuese

BE-ja më parë e konsideronte veten një lojtar kyçe në Iran. Që nga viti 2006, Përfaqësuesi/ja i/e Lartë i/e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë koordinoi bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ky proces çoi në nënshkrimin në vitin 2015 të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian, e cila përcaktonte një kufizim të programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja mbeti koordinatore dhe avokatja e saj më e rëndësishme.

Tani spektatore

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Nën presidencën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke i dhënë një goditje të rëndë kuadrit diplomatik që BE-ja kishte punuar kaq shumë për ta krijuar. Megjithatë, humbja e ndikimit të BE-së nuk mund t’i atribuohet vetëm Trumpit, argumenton Barnes-Dacey.

BE-ja e ka lënë pas dore Lindjen e Mesme për vite me radhë, argumenton eksperti. Në të njëjtën kohë, evropianët janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishëm si lojtarë kyç për Uashingtonin dhe Teheranin.

“As SHBA-të dhe as iranianët nuk e shohin Evropën si një ndërmjetës diplomatik serioz dhe të besueshëm”, thotë ai për DW.

Maneli Mirkhan, një analiste e lindur në Teheran që jeton në Paris, gjithashtu shprehet, se Evropa e ka humbur influencën e saj. Evropa ka qenë shumë naive për një kohë shumë të gjatë, thotë ajo për DW. BE e përqendruar në diplomaci dhe sanksione nuk ka arritur ta parandalojë Iranin nga zhvillimi i aftësive të tij ushtarake, bërthamore dhe teknologjike.

Problemi i njohur: Europa e ndarë

Mirkhan dhe Barnes-Dacey bien dakord në një pikë: Ndarjet e brendshme të Evropës, problemi ky i hershëm, vetëm sa po i përkeqëson situatën. Një politikë e jashtme e përbashkët ende varet shumë nga arritja e një konsensusi nga shtetet anëtare; por kjo është e vështirë të arrihet në një krizë sigurie që po zhvillohet me shpejtësi.

Spanja ka mbajtur një qëndrim veçanërisht të ashpër, duke i denoncuar sulmet ajrore si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz fillimisht dukej se mbështeste objektivin e SHBA dhe Izraelit për ndryshimin e regjimit, por më pas duket se u tërhoq. Gjermania dhe Franca, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 2020, tani po bëjnë thirrje për kujdes, dhe i lidhin thirrjet e tyre për përmbajtje me kritikat ndaj Iranit.

Mesazhet nga Brukseli janë gjithashtu të përziera. Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e BE-së, po përpiqet për uljen e shkallëzimit, ndërsa Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen foli për një “tranzicion të besueshëm” dhe “shpresë të re” për popullin iranian.

Shqetësim për marrëdhënien transatlantike

Efektet e kësaj përçarjeje përkeqësohen më tej nga dobësia strategjike e Unionit, sipas Barnes-Dacey. Ai thotë se Evropa e ka përqendruar energjinë e saj gjeopolitike në Ukrainë. BE e shqetësuar për rrezikimin e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit midis SHBA-së dhe BE-së në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ngurron të kundërshtojë hapur Trumpin për çështjen e Iranit. “Strategjikisht, evropianët vazhdojnë të përqendrohen kryesisht në mbrojtjen e marrëdhënieve transatlantike sepse duan të sigurohen që amerikanët të mbeten në anën e tyre”, përfundon Barnes-Dacey.

Një kompromis paradoksal. Lidhur me Ukrainën, BE-ja mbetet një lojtare e domosdoshme, duke koordinuar sanksionet, ndihmën dhe mbështetjen ushtarake. Në lidhje me Iranin, BE-ja është lojtare dytësore. Barnes-Dacey ia atribuon këtë realiteteve dhe prioriteteve gjeografike: ndërsa Ukraina përfaqëson një problem ekzistencial sigurie në fqinjësinë e menjëhershme të Evropës, Lindja e Mesme, pavarësisht rrezikut të dukshëm të përshkallëzimit të konfliktit, ka rënë poshtë në listën e prioriteteve. Kjo zbulon gjithashtu një të vërtetë të pakëndshme: Evropa ende përpiqet të shfrytëzojë peshën e saj ekonomike në mënyrë strategjike.

E margjinalizuar

Fakti që BE-ja e gjen veten në rolin e spektatores nuk do të thotë se mbetet e paprekur nga konflikti. Evropa mund të paguajë një çmim të lartë nëse Irani dobësohet por politikisht mbetet i paprekur, paralajmëron Mirkhan. Një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë, të destabilizojë rajonin dhe të rrisë presionin e migracionit mbi Evropën. “Nëse nuk arrijmë të krijojmë kushte për një tranzicion relativisht të qëndrueshëm, rreziqet për evropianët janë shumë, shumë të larta”, thekson Mirkhan.

Roli i ardhshëm

Tek kjo pikë dy ekspertët, Mirkhan dhe Barnes-Dacey kanë qëndrime të ndryshme: Barnes-Dacey ka dyshime serioze se Evropa mund të rifitojë ndonjë ndikim të konsiderueshëm pa ndryshim themelor në vullnetin politik. Mirkhan është më optimiste. Ndërsa Evropa nuk ka më ndonjë ndikim të vërtetë në fazën ushtarake të krizës, ajo mund të luajë ende një rol të rëndësishëm nëse regjimi islamik bie: duke mbështetur grupet e opozitës, duke ndërmjetësuar dialogun midis tyre dhe duke formësuar kornizën demokratike për një tranzicion të mundshëm. Evropa, sipas Mirkhan, duhet të kalojë “nga veprimet deklarative dhe simbolike” në shndërrimin në një “forcë lëvizëse”./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
DW Europa Iran

Nga e njëjta kategori

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

më shumë...

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist nga Irani, Afganistani dhe veteranët rusë

më shumë...

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga Henri? Fermerët debate dhe akuza ndaj njëri-tjetrit

më shumë...

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45 ditë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:48

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri:...

11:02

Gara në Ferma Vip jo vetëm për...

10:22

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku,...

10:05

Pse e verdha e vezës së zier...

9:55

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa...

9:40

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të...

9:39

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga...

9:30

Izraeli dhe Libani zgjasin armëpushimin me 45...

9:00

Surpriza dhe eliminime, debate dhe emocione! Nis...

8:36

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

8:27

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe...

8:04

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

8:02

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja...

7:41

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik...

7:14

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë...

7:09

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro...

6:39

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon...

6:32

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet...

6:30

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për...

6:07

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari:...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026, fillim i ri në financa e ma...
  • “Izolimi dixhital” i Trump në Pekin! Pse u detyr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.