Ambasada amerikane në Tiranë ka ripublikuar deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio i cili thekson vendosmërinë e SHBA-ve kundër emigracionit të paligjshëm.
Rubio përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
Postimi i ambasdës së SHBA:
🇦🇱 Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.
#securingusborders





