Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili së shpejti do të transmetohet në televizionin kombëtar Vizion Plus, ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka origjinë shqiptare.
Yaman theksoi se nëna e tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket diasporës shqiptare që ka mbërritur herët në Turqi.
“Jam rritur në Suadiye, një lagje rezidenciale në pjesën aziatike të qytetit, me fusha futbolli e basketbolli për djemtë. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë e të tretë, si gjyshërit e mi me origjinë kosovare e shqiptare, që kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata mes tyre flisnin shqip”, u shpreh ai.
I pyetur nëse di të flasë shqip, aktori tha se jo.
“Jo! Babai ka lindur në Turqi dhe unë jam rritur si një djalë tipik i Stambollit, edhe pse mes njerëzve nga kudo. Nuk na habisin kulturat e ndryshme, ato janë pjesë e historisë së Perandorisë Osmane. Turqia ka shumë migrantë dhe vendndodhja jonë mes Lindjes, Europës dhe Afrikës së Veriut ndikon shumë në këtë. Si i rritur, mund të zgjedhësh vetë nëse do të jesh më perëndimor apo më lindor”, deklaroi ai.
View this post on Instagram
Aktori po korr sukses të jashtëzakonshëm në Rai Uno me “Sandokan” dhe karriera e tij është padyshim në lulëzim.
Can Yaman pritet të bëhet pasardhësi i Kabir Bedit, yllit indian që e interpretoi dikur Sandokan-in në një prej serive më të ndjekura në Itali, serial që së shpejti do të vijë edhe për publikun shqiptar në televizionin Vizion Plus.






