Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, është arrestuar nga autoritetet belge. Ajo akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE.
Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, tha se Federica Mogherini është mbështetur nga Soros.
Lexo edhe :
Related Posts
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Kalaja tha se Mogherini do të hetohet edhe për mbështetje okulte që u ka dhënë organizatave të LGBTQ, para që janë keqpërdorur.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mund të shkaktojë arrestimi i Mogherinit tërmet?
Kalaja: Është njeri i Soros, mbështetet nga ky njeri. Askush nuk e mendoi se Mogherini do të kapte majat e diplomacisë evropiane. Mogherini ka qenë një nga njerëzit kryesorë që mbështeti ndarjen e Kosovës. Ajo që kam unë informacion është se Mogherini do të hetohet për mbështetje okulte që u ka dhënë organizatave të LGBTQ, para që janë keqpërdorur. Nëse një burrë kthehet në grua, e financon BE përmes fushatave. Ka hetime edhe për këtë çështje.
/vizionplus.tv






