E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Maliq-Lozhan, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Maliq – Lozhan.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, kur një këmbësor është goditur nga një mjet. Fatkeqësisht këmbësori, 67-vjeç ka humbur jetën.

Reklamë

Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij, ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit.

Burime thanë se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit, i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor, ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore.

 “Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë