E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në male në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Qytetet me temperaturën më të lartë do të jenë Tirana, Berati dhe Fieri, ndërsa me temperaturën më të ulët Bajram Curri dhe Korça.

Reklamë

     

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë