Subscribe

Është zhvilluar sot në gjykatë seanca e radhës e procesit “Babale”. Fredi Alizoti është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa. Gjatë dëshmisë së tij këtë të hënë, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes “Babale”, ku ka deklaruar mes të tjerash se imitoi zërin e Agron Xhafajt paqsi iu premtua nga Ervin Salianji ish deputeti I PD, se do të merrte 200 mijë euro, shumë të cilën nuk e ka marrë dot.

Alizoti shtoi se Salianji kishte për qëllim të godiste politikisht ish ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Mu premtuan 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

 

Alizoti thotë se dijeni ka pasur edhe Gazmend Bardhi, madje thekson se në PD ku shkoi për organizimin e këtij plani dhe marrjen e një pjese të lekëve prej 100 mijë eurove, takoi Salianjin dhe Bardhin.

 

 

Mu premtuan lekët, por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot, jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheqin. Mu dukën shumë dhe thash hajd se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmeneve ne Tiranë.

 

Më pas Fredi Alizoti ka dhënë të tjera detaje në lidhje me këtë dosje, duke thene se mendon se Albert Veliu ( Babalja) e ka marrë pjesën e prej 100 mije euro që iu premtua nga Ervin Salianji.

 

 

Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përvec vleres monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Me mbajti ne ajer. Mori vet azil dhe iku e mua me la ne ajer. Albert Veliu nuk ka qene korrekt me mua.Gabimi im me i madh dhe faji im edhte qe nuk e regjistrova dhe ta shihnit qe cfare me ka thene. Se do imitoja zerin e Agron Xhafes e ka ditur vetem nje shoku im nga Elbasani. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama, jam me tetë klasë shkollë. Te PD jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kan qene edhe disa persona te tjere.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *