Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste këtë të premte në orën 19:30. Këtë e ka bërë të ditur vetë Aleanca përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook-ut.

AMT pohoi se prona e Teatrit Kombëtar është rrethuar dhe se nuk do të lejojnë filimin e punimeve.

Në postimin e publikuar përsëritet kërkesa për drejtësi mbi shembjen e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *